UBT News

Rriten çmimet e naftës pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Çmimet e naftës janë rritur për shkak të shqetësimeve se situata në Izrael dhe Gaza mund të ndalë prodhimin nga Lindja e Mesme.

Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 2.25 dollarë për fuçi në 86.83 dollarë, ndërsa çmimet edhe në SHBA u rritën gjithashtu.

Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, por rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit shënon përshkallëzimin më të madh midis dy palëve në dekada.

Vendet perëndimore i dënuan sulmet. Një zëdhënës i Hamasit, grupi militant palestinez, i tha BBC-së se grupi ka mbështetje të drejtpërdrejtë për lëvizjen nga Irani – një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, raporton BBC.

Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York të dielën, Irani mohoi përfshirjen në sulm. Nga ana tjetër, presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka shprehur mbështetje për sulmin.

Analisti i energjisë, Saul Kavoniç i tha BBC-së se çmimet globale të naftës janë rritur “për shkak të perspektivës së një zjarri më të gjerë që mund të përhapet në vendet e afërta të mëdha prodhuese të naftës si Irani dhe Arabia Saudite”./UBTNews/

Exit mobile version