UBT News

Rriten abortet në jug të Rafahut për shkak të kushteve të rënda të luftës

Rreth 50 mijë gra shtatzëna në kampet e zhvendosjes në qytetin jugor të Rafahut vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve, duke vënë në rrezik foshnjat që ende s’kanë lindur dhe shëndetin e tyre.

Dr Haider Abu Sunima nga Spitali Tal al-Sultan për Gra dhe Obstetrikë në Rafah, tha se ka rritje të aborteve për shkak të kushteve të rënda të luftës.

Gjatë ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se regjistroi qindra aborte spontane dhe lindje të parakohshme si rezultat i “panikut” gjatë luftës në Gaza./UBTNews/

Exit mobile version