UBT News

Rriten abonentët e Netflixit

Netflix ka njoftuar se i janë shtuar gjashtë milionë abonentë të rinj pas goditjes ndaj ndarjes së fjalëkalimeve.

Kompania njoftoi se gjiganti i transmetimit e mbylli tremujorin e fundit me rreth 238 milionë abonentë, 5.9 milionë më shumë qëkur kompania filloi të kufizojë ndarjen e llogarive në një familje të vetme.

Netflix tha se fitimi në tremujorin prill-qershor arriti në 1.5 miliard dollarë dhe pritjet janë që të ardhurat do të përshpejtohen në gjysmën e dytë të këtij viti./UBTNews/

Exit mobile version