UBT News

Rriten 160% rastet me variantin indian të COVID-19 në Britani të Madhe

Në Britani të Madhe, numri i rasteve të konfirmuara me variantin e ri të COVID-19, që së pari u detektua në Indi, është rritur mbi 160% këtë javë, sipas të dhënave nga Shëndeti Publik.

Po këto të dhëna tregojnë se tani në Britani të Madhe janë 3 mijë e 424 raste të konfirmuara me variantin B.1.617.2, nga 1 mijë e 313 që ishin konfirmuar javën e kaluar.

“Rastet po prekin kryesisht veriperëndimin e Anglisë, veçanërisht Boltonin dhe Londrën – dhe ne po shohim grupe rastesh në të gjithë vendin”, thonë nga Shëndeti Publik./UBTNews

Exit mobile version