Të martën janë arrestuar katër persona të cilët dyshohet të jenë përfshirë në një rrahje që erdhi si pasojë e zënkës në trafik.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një zënke rreth një aksidenti në trafik janë përfshirë në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.