Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në mesnatë te Stacioni i Autobusëve në qytetin e Podujevës.
Sipas mediave lokale, dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjetë të forta si shufra metalike. Si pasojë e rrahjes, dyshohet se disa persona kanë pësuar lëndime trupore, por informacione zyrtare nuk ka ende.
Llapi.info ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë nuk dihet ende motivi që çoi në rrahjen mes tyre.