Rrjeti i grave të Kosovës mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Ferizaj, e cila e dënoi me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Por, RrGK vlerëson se dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t’i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“RrGK do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykates Themelore ndaj Dardan Krivaqës të mos ndryshojë”, u bë e ditur në komunikatë.
RrGK shtoi se mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante.