Një lis i madh është rrëzuar sot në afërsi të palestrës “Minatori” në Mitrovicë. Si pasojë e rrëzimit të tij, janë dëmtuar tetë vetura.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti gjithashtu ka thënë se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.