UBT News

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Azerbajxhan, raportohet për disa viktima

Një helikopter ushtarak i Shërbimit Shtetëror Kufitar të Azerbajxhanit është aksidentuar në rajonin Khizi. Raportohet se jetën kanë humbur 14 persona, ndërsa dy janë lënduar.

Në njoftimin e bërë nga Shërbimi Shtetëror Kufitar, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në zonën e stërvitjes ajrore Karaheybet në rajonin Khizi.

Zyrtarët e lartë të Shërbimit Shtetëror Kufitar dhe Kryeprokurorisë kanë mbërritur në vend, thuhet në njoftim, duke shtuar se ka filluar hetimi lidhur me incidentin.

Exit mobile version