Një helikopter me 16 persona është rrëzuar në liqenin Kuril në gadishullin rus Kamchatka, raporton BBC.
Sipas mediave të huaja, tetë nga pasagjerët janë nxjerrë të gjallë, kurse po vazhdojnë kërkimet për pasagjerët tjerë.
13 turistë, përfshirë një fëmijë dhe tre anëtarë të stafit ishin në ekuipazh, kur helikopteri Mi-8 është rrëzuar dhe fundosur në liqenin Kuril.
Sipas informacioneve të para, helikopteri po udhëtonte nga fshati Nikolayevka drejt vullkanit Khodutka kur u rrëzua.
Mediat ruse raportojnë se në helikopter kishte pasagjerë nga Moska dhe Shën Petersburgu./UBTNews