Tetë persona kanë vdekur pas përplasjes së një avioni privat në një ndërtesë të zbrazët në Milano të Italisë. Në mesin e viktimave janë edhe miliarderi rumun, Dan Petrescu, gruaja dhe djali i tij.
Avioni u rrëzua të dielën, disa minuta pas ngritjes nga aeroporti Linate i Milanos, ndërsa do të udhëtonte për në Olbia të ishullit italian të Sardinës.
Hetimet rreth shkaktarit të rrëzimit të avionit kanë filluar.
Petrescu ishte një nga njerëzit më të pasur në Rumani./UBTNews