UBT News

Rrëzohet avioni, humbin jetën 10 persona, mes tyre edhe zv.presidenti i Malavisë

Malawi's re-instated Vice President, Saulos Chilima, speaks at a press conference at his private residence in Lilongwe on February 5, 2020 following the Lilongwe Constitutional Court's decision on February 3, 2020, to nullify presidential results of the May 21, 2019, Tripartite Elections. (Photo by AMOS GUMULIRA / AFP) (Photo by AMOS GUMULIRA/AFP via Getty Images)

Zëvendëspresidenti i Malavisë, Saulos Chilima, ka humbur jetën pas rrëzimit të një avioni, së bashku me nëntë pasagjerë të tjerë. Lajmi u komunikua nga presidenti i vendit, Lazarus Chakwera.

Avioni u zhduk pasi nuk u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, rreth 380 km (240 milje) në veri të kryeqytetit Lilongwe. Presidenti bëri me dije se mbetjet e avionit janë gjetur, ndërsa ka shprehur tronditjen për tragjedinë e rëndë.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit që kam urdhëruar për të gjetur avionin e zhdukur që mbante zëvendëspresidentin tonë dhe nëntë të tjerë ka përfunduar. Avioni është gjetur. Dhe jam thellësisht i pikëlluar dhe keq t’ju informoj se ka rezultuar të jetë një tragjedi e tmerrshme”, tha Chakwera.

51-vjeçari Chilima, ishte rrugës për të përfaqësuar qeverinë në varrimin e ish-ministrit të qeverisë Ralph Kasambara, i cili vdiq katër ditë më parë.

Ish-Zonja e Parë Shanil Dzimbiri ishte gjithashtu në avion, i cili u nis nga kryeqyteti, Lilongwe, mëngjesin e së hënës.

 

Exit mobile version