Shumë njerëz nuk i kushtojnë rëndësi mënyrës se si flenë, por disa pozicione mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.
Sipas Benden Health, shumica preferojnë të flenë në anën e djathtë, por pozicioni më i mirë është të flesh në anën e majtë. Ekspertët rekomandojnë të përdoret një jastëk nën gjunjë kur flini përmbys, ndërsa paralajmërojnë se shtrirja përmbys pa mbështetje mund të jetë e dëmshme.
Doktoresha Cheryl Lythgoe shpjegon se të flesh përmbys dëmton shtyllën kurrizore, nyjet dhe nervat, duke çuar në dhimbje kronike të qafës dhe shpinës.
Ky pozicion gjithashtu mund të rrisë rrezikun e problemeve të frymëmarrjes për shkak të presionit shtesë mbi mushkëri dhe organet e tjera të frymëmarrjes.
“Pozicionet e gjumit që ushtrojnë presion të tepërt mbi shpinë, si shtrirja përmbys ose pozicioni i fetusit shumë i përkulur, mund të përkeqësojnë shqetësimet fizike. Ato shpesh çojnë në pozicionim jo të duhur të shtyllës kurrizore dhe rritje të presionit në qafë dhe pjesën e poshtme të shpinës, duke rezultuar në dhimbje kronike dhe çrregullime të gjumit”, shpjegon ajo.
Të flesh në anën e majtë konsiderohet më i shëndetshëm, pasi ndihmon tretjen dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. /A.Z/UBT News/
