UBT News

Rreziqet e frikshme të pijeve ‘slushy’, një gotë e vetme mund ta çojë një fëmijë në koma

Rreziqet e fshehura të një përbërësi pak të njohur në një nga pijet më të preferuara të fëmijëve janë zbuluar pas një paralajmërimi alarmues nga ekspertët e shëndetit.

I quajtur glicerol, kjo substancë super e ëmbël është një përbërës i zakonshëm në pijet ‘slushy’—ato pije të ftohta, me ngjyra të ndezura, që shiten shpesh në kinema dhe dyqane lagjeje.

Mjekët kanë paralajmëruar se këto pije mund të shkaktojnë një gjendje potencialisht vdekjeprurëse të quajtur ‘sindroma e dehjes’ tek disa fëmijë. Ekspertët shpjegojnë se ky ëmbëlsues shkakton rënie të rrezikshme të nivelit të sheqerit në gjak brenda minutave, me pasoja fatale.

Sa i rrezikshëm është gliceroli për fëmijët?

Një pije 350ml aq sa një kanaçe Coca-Cola, është e mjaftueshme për të shkaktuar probleme tek fëmijët nën katër vjeç. Për fëmijët e moshës pesë deri në dhjetë vjeç, një e gjysmë pije të tilla mund të kenë efekte të rënda, sidomos nëse konsumohen shpejt.

Raste të fundit alarmante

Mjekët fajësuan pijet ‘slushy’ për 21 raste të shtrimeve në spital të fëmijëve, të cilët kishin nevojë për kujdes mjekësor brenda një ore pas konsumimit të tyre. Vitin e kaluar, këto pije ishin përgjegjëse për rrezikimin e jetës së dy fëmijëve të moshës tre dhe katër vjeç.

Si vepron gliceroli në trupin e fëmijëve?

I njohur si E422 ose glicerinë, ky përbërës përdoret për të parandaluar ngrirjen e pijeve ‘slushy’. Pasi gëlltitet, ai thith ujë e sheqer nga gjaku, para se të përpunohet nga mëlçia dhe veshkat.

Kjo humbje e menjëhershme e lëngjeve dhe sheqerit mund të shkaktojë reaksione serioze dhe potencialisht vdekjeprurëse tek fëmijët e vegjël. Tek të rriturit, sasitë e glicerolit në këto pije janë të vogla për të shkaktuar probleme, pasi trupi i tyre mund ta përpunojë më shpejt.

Trupat më të vegjël të fëmijëve nuk e përballojnë këtë përqendrim, duke shkaktuar ndërtim të rrezikshëm të substancës në organizëm.

Simptomat e rrezikut nga gliceroli:

Lëvizje të pakontrolluara dhe dridhje

Marramendje dhe dobësi

Të përziera dhe të vjella

Kriza epileptike

Rënie në koma (në raste të rënda)

Në disa raste, fëmijë përjetojnë shok trupor, ku sistemi i qarkullimit të gjakut dështon, duke lënë organet jetike pa oksigjen të mjaftueshëm.

Shenjat e shokut përfshijnë:

Lëkurë të zbehtë dhe të ftohtë

Djersitje e tepërt

Frymëmarrje e shpejtë dhe sipërfaqësore

Etje ekstreme dhe lodhje

A ndikon gjenetika?

Disa shkencëtarë dyshojnë se disa fëmijë mund të kenë mutacion gjenetik, që e bën glicerolin shumë më toksik për ta.

Sa glicerol përmbajnë pijet ‘slushy’?

Shumica e pijeve ‘slushy’ përmbajnë rreth 16g glicerol për gotë, nuk ka një sasi maksimale të detyrueshme me ligj që prodhuesit duhet të respektojnë. Shumica e markave nuk e deklarojnë sasinë e glicerolit në etiketat e tyre. Autoritetet britanike nuk i rekomandojnë këto pije për fëmijët nën katër vjeç dhe sugjerojnë një limit prej një pijeje në ditë për fëmijët nga pesë deri në dhjetë vjeç.

Paralajmërimi i ekspertëve

Konsumimi i pijeve ‘slushy’ me glicerol “mund të shkaktojë një sindromë klinike të dehjes nga gliceroli tek fëmijët e vegjël”.

Ekspertët kërkojnë që:

Prindërit dhe mjekët të jenë të vetëdijshëm për këtë rrezik

Organet shëndetësore të japin paralajmërime më të qarta

Fëmijët nën tetë vjeç të shmangin plotësisht këto pije.

Studiuesit theksojnë se sasia e glicerolit në një pije mund të jetë e ndryshme, duke e bërë të vështirë përcaktimin e dozës sigurt. Marka si Slush Puppie tashmë e kanë hequr glicerolin nga produktet e tyre, pas këtyre paralajmërimeve.

Gliceroli gjendet në produkte si makarona të gatuara paraprakisht, oriz dhe drithëra, por në sasi të vogla, duke mos paraqitur rrezik për fëmijët. Pijet ‘slushy’ me glicerol mshkaktojnë dehje të rrezikshme tek fëmijët e vegjël.

Më të prekurit janë ata nën katër vjeç, prindërit duhet të kufizojnë ose shmangin plotësisht këto pije për fëmijët e tyre Ekspertët theksojnë: “Nuk ka asnjë përfitim ushqimor nga këto pije e nuk rekomandohen si pjesë e një diete të ekuilibruar.” /UBT News/

Exit mobile version