UBT News

Rrëzimi i aeroplanit në Nepal: Gjenden 14 trupa

14 trupa janë gjetur pas rrëzimit të aeroplanit në një rajon të largët në Nepal. Mbetjet e aeroplanit me 22 persona u gjetën të hënën të shpërndara në një shpat mali pasi u zhdukën gjatë një fluturimi të shkurtër.

“Kërkimet po vazhdojnë”, deklaroi Tek Raj Sitaula, një zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar Tribhuvan në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.

Ushtria tha se avioni u rrëzua në Sanosware në distriktin Mustang afër qytetit malor Jomsom, ku po shkonte pas nisjes nga qyteti turistik i Pokhara, 125 milje në perëndim të Katmandu./UBTNews/

Exit mobile version