Për njerëzit e vaksinuar plotësisht, rreziku i infektimit me Covid-19 – i përshkruar si “përparim i infeksionit ” – mbetet jashtëzakonisht i ulët, sugjeron një studim i ri në New York.
Midis 417 punonjësve në Universitetin Rockefeller të cilët u vaksinuan me vaksinën e Pfizer ose Moderna, vetëm dy prej tyre u infektuan sërish më vonë, sipas studimit të botuar të mërkurën në New England Journal of Medicine.
Studiuesit nga Universiteti Rockefeller zbuluan se variantet e koronavirusit me disa ndryshime nga virusi origjinal shkaktuan infeksionet. Një variant që infektoi njërin nga pacientët kishte mutacionin E484K, i cili u gjet për herë të parë në variantin B.1.351 të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut. E484K mund të jetë në gjendje të shpëtojë nga disa prej antitrupave të prodhuar nga vaksinat e koronavirusit.
Ekspertët thonë se priten disa raste të ri-infektimit me Covid-19 te njerëzit që janë vaksinuar plotësisht, pasi asnjë vaksinë nuk është 100% efektive.
Javën e kaluar, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë për CNN se agjencia deri më tani ka marrë më pak se 6,000 raporte ri-infektimit midis 84 milionë njerëzve të vaksinuar plotësisht në të gjithë vendin.
CDC u shpreh se këto raste ndodhën tek njerëzit e të gjitha moshave, por pak më shumë se 40% ishin tek njerëzit 60 ose më të vjetër.
“Infeksionet pas vaksinës përbëjnë një përqindje të vogël të njerëzve që janë plotësisht të vaksinuar. CDC rekomandon që të gjithë njerëzit të bëjnë një vaksinë për Covid sapo ta kenë në dispozicion,” tha CDC në një deklaratë për CNN.