UBT News

“Rrezik real” i urisë së shumëfishtë këtë vit, paralajmëron shefi i OKB-së

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se ekziston “rrezik real” i urisë së shumëfishtë këtë vit mes luftës në Ukrainë.

Duke folur me zyrtarët në Berlin, Guterres u kërkoi ministrave që takohen për sigurinë ushqimore të ndërmarrin hapa praktik për të stabilizuar tregjet ushqimore dhe për të reduktuar paqëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave.

Ai tha: “Po përballemi me krizë të paprecedentë ushqimore. Lufta në Ukrainë ka përkeqësuar situatën e rënduar prej vitesh: kushtet klimatike, pandemia COVID-19 dhe rimkëmbja thellësisht e pabarabartë”.

Shefi i OKB-së vazhdoi duke thënë se nuk mund të kishte zgjidhje efektive për krizën nëse Ukraina dhe Rusia, të cilat prodhojnë rreth 29% të eksporteve globale të grurit, nuk gjejnë një mënyrë për të rifilluar siç duhet tregtinë.

Komentet erdhën pasi ministrat e jashtëm të G7 i kërkuan Rusisë të “ndalë sulmet e saj” dhe paralajmëruan se vendi po përkeqëson pasigurinë ushqimore me bllokada dhe sulmet me bombardime në infrastrukturën kryesore në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version