UBT News

Rreth kërcënimit, Kurti: Nuk ndjehem i rrezikuar, nuk e ndryshova agjendën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk ndjehet i rrezikuar pas kërcënimeve që mori dje.

Ai në një konferencë për media ka deklaruar janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe që ndërmarrin veprime.

“Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë që i vlerësojnë kërcënimet dhe ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara për ndryshe as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”.

“Organet e sigurisë janë mekanizma të shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime nëpër rrjete sociale të cilat unë nuk kam mundësi t’i ndjek. Fizikisht për mua është e pamundur të merren kërcënimet ndaj fizikut tim”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version