Rreth 90% e të burgosurve të luftës në Ukrainë i janë nënshtruar torturës, përdhunimit, kërcënimeve të dhunës seksuale ose formave të tjera të trajtimit mizor dhe çnjerëzor, sipas vlerësimeve të fundit, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andrii Kostin.
Ukraina gjeti “prova të këtyre tmerreve në të gjitha territoret e çliruara”, tha Kostin, gjatë një takimi me Alice Kill Edwards, Raportuesja Speciale e OKB-së për Torturën.
“Vetëm në rajonin e Khersonit janë regjistruar 11 dhoma torturash. Në rajonin e Kharkiv, hetimet janë të hapura për pothuajse 100 raste të torturës, ku janë identifikuar më shumë se 700 viktima”, tha ai./UBTNews/