Nga 13 shtatori ku edhe pritet të fillojë viti i r i shkollor, të gjithë mësimdhënësit që nuk janë vaksinuar duhet të paraqesin testin negativ për Covid-19.
E rreth 90% e personelit arsimor janë vaksinuar, ka pohuar kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se procesi i vaksinimit është duke shkuar mirë, derisa ka treguar se do të takohem me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci ku edhe do të bisedojnë për këto tema.
“Nga shënimet që i kemi marr shihet që gjendja e vaksinimit te personeli arsimor dhe të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit ka shkuar mirë dhe kryetarët e nga nivelet komunale kanë pasur raportet e tyre”.
“Në javën e kaluar kanë thënë se e ka kaluar 80% dhe unë besoj se nga ajo kohë deri më tani bazuar edhe në informatat që kemi do të ketë arrit mbi 90%. Sot kemi një takim me ministren Arbërie Nagavci dhe do të diskutomë edhe këtë çështje”.
Meqenëse javëve të fundit është rritur edhe numri i rasteve me Covid-19, ajo çka mbetet shqetësuese është se varianti Delta në numër të madh po prek edhe fëmijët.
Mirëpo SBAShK-u mirëpret çfarëdo lloj vendimi që vjen nga IKShPK-ja, MAShI-i dhe MSh-ja, edhe nëse vendoset që mësimi me 13 shtator të fillojë me ndonjë version tjetër.