UBT News

Rreth 9 mijë trupa ukrainase u vranë deri më tani, thotë Kievi

Gati 9 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha të hënën oficeri më i lartë ushtarak i vendit, ndërsa Moska akuzoi Kievin për vrasjen e vajzës së një aleati të Putinit.

Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u tha gazetarëve në Spanjë se blloku po shqyrton mundësinë e trajnimit ushtarak të forcave të Ukrainës.

Gjenerali Valeriy Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, tha se fëmijët e Ukrainës kanë nevojë për vëmendje të veçantë “sepse baballarët e tyre kanë shkuar në front dhe ndoshta janë në mesin e afro 9 mijë heronjve që janë vrarë”./UBTNews/

Exit mobile version