Pentagoni pritet të miratojë vendosjen e 700 deri në 800 trupave të paarmatosura të gardës kombëtare në kryeqytetin e vendit, tha një zyrtar amerikan. Kjo pëe shkak të autokolonave të kamionëve që po planifikojnë protesta kundër kufizimeve pandemike duke filluar javën e ardhshme, përcjell UBT News.
Qeveria e Distriktit të Kolumbisë dhe policia e Kapitolit të SHBA-së po kërkojnë ndihmën e gardës kombëtare. Trupat do të përdoren kryesisht për të ndihmuar në kontrollin e trafikut dhe pritet të vijnë nga garda kombëtare e distriktit dhe tre shtete, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
Të frymëzuara pas protestave të fundit të kamionistëve në Kanada, autokolona të veçanta kamionësh janë planifikuar përmes forumeve në internet me emra si Kolona e Popullit dhe Fondi Amerikan i Lirisë së Kamionistëve – të gjitha me pikënisje, data nisjeje dhe rrugë të ndryshme. Disa janë planifikuar të mbërrijnë në kohë për fjalimin e Joe Biden të martën e ardhshme, respektivisht më 1 mars.
John Kirby, sekretari i shtypit i Pentagonit, tha se qeveria e DC dhe policia e Kapitolit i kishin kërkuar personelit të gardës kombëtare “të ofrojnë mbështetje në pikat e kontrollit të trafikut brenda dhe përreth distriktit” dhe të jenë gati në rast të ndërprerjeve të mundshme kryesore të trafikut. Ai gjithashtu tha se nuk ishte marrë asnjë vendim zyrtar për kërkesat.
Kjo kolonë planifikon të niset të mërkurën nga Kalifornia jugore dhe të mbërrijë në DC rreth datës 5 mars./UBTNews/