Rreth 800 euro janë grabitur mbrëmë nën kërcënimin e armës në një market në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë të jugut. Nuk është raportuar për të arrestuar.
“Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, derisa kanë qenë duke punuar në market, një person i panjohur nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash prej 781.20€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin janë intervistuar tre viktimat dhe dy dëshmitar, nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar Policia.
Rasti është në procedurë hetimore.