UBT News

Rreth 80 të vdekur pasi varka me emigrantë u fundos në brigjet e Greqisë

Të paktën 79 persona kanë vdekur dhe dhjetëra dyshohet se janë zhdukur pasi një anije peshkimi me emigrantë u mbyt në brigjet e Greqisë jugore, thanë autoritetet.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi ka shpëtuar deri më tani 104 persona, katër prej të cilëve janë dërguar në spital me simptoma të hipotermisë.

Ishte e paqartë se sa pasagjerë mbetën të zhdukur në det pasi roja bregdetare greke raportoi për 78 viktima.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth 45 milje në jug-perëndim të rajonit jugor të Peloponezit të Greqisë./UBTNews/

Exit mobile version