Rreth 80 vajza janë helmuar dhe hospitalizuar si pasojë e dy sulmeve në shkollat fillore në veri të Afganistanit, njoftoi të dielën një zyrtar lokal arsimor.
Ai tha se personi që orkestroi helmimin e bëri këtë për inate personale, por nuk dha detaje. Sulmet ndodhën në provincën Sar-e-Pul të shtunën dhe të dielën.
Raportohet se kjo është hera e parë që ndodh ky lloj sulmi qëkur talebanët erdhën në pushtet në muajin gusht të vitit 2021 dhe filluan goditjen e tyre ndaj të drejtave dhe lirive të grave dhe vajzave afgane.
Vajzave u ndalohet arsimimi pas klasës së gjashtë, si dhe grave u ndalohet paraqitja në shumicën e vendeve të punës dhe hapësirave publike./UBTNews/