Në zgjedhjet parlamentare në vendvotimin numër 6 në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit, të cilat sot përsëriten për herë të dytë, deri në orën 10:00 kanë votuar 70 qytetarë, apo rreth 6,4 për qind nga 1 mijë e 89 votues me të drejtë vote.
Anëtarët e komisionit nuk kanë theksuar ndonjë parregullësi deri më tani, gjersa Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës u ka bërë thirrje qytetarëve tërnocas për dalje masovike.
KShL-së i duhen rreth 650 vota për ta fituar një ulëse në Parlamentin e Serbisë./UBTNews/