UBT News

Rreth 7 mijë punëtorë në vend marrin paga nga 80 euro

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e mekanizmave për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti theksoi se siguria dhe shëndeti në punë është prioritet i Qeverisë Kurti, andaj sipas tij kjo është edhe në plan qeverisës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurisë së punëtorëve.

“Për të parandaluar rreziqet në punë, masat e para janë shtimi i numrit të inspektorëve, ngritja e kapaciteteve për trajtimin e ankesave të punëtorëve dhe ligji për lehonat”, tha ai.

Këto komente i bëri ai gjatë publikimit të profilit të shëndetit dhe sigurisë në punë nga organizata International Labour Organization ku u tha se është diskriminuese, që rreth 7 mijë punëtorë në vend marrin paga nga 80 euro.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Ekrem Kastrati tha se dy objektivat e tyre janë siguria dhe shëndeti punë si dhe luftimi i informalitetit.

“Jemi të përkushtuat që objektivat tona t’i çojmë përpara dhe ky dokument i organizatës së punës do të na ndihmojë shumë. Prandaj, jemi të përkushtuar dhe sëbashku gjatë kësaj periudhe do t’ia dalim. Aksidentet në punë me fatalitet janë në rënie, dhe besojmë që mekanzimat tona që ti parandalojmë aksidentet në punë”, tha Kastrati.

Nënkryetari i BSPK Atdhe Hykolli tha se çdo kush ka të drejt të punoi, por edhe pa diskriminim, megjithatë sipas tij në mungesë të Këshillit Ekonomik Social ka shumë probleme që duhet të zgjidhen, siç është edhe paga minimale.

Diskriminuese sipas tij është se rreth 7 mijë punëtorë në vend marrin pagë nga 80 euro në muaj.

“Kosova ka një pagë minimale që është shumë diskriminuese. Mbi 7 mijë vetë marrin pagë 80 euro. Paga minimale është shumë diskriminues. Asnjë vend në rajon nuk është më keq se Kosova në aspektin e papunësisë”, theksoi Hykolli./UBTNews

Exit mobile version