Të paktën 59 persona, përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur pasi një varkë me refugjatë u mbyt në qytetin bregdetar italian të Crotone në rajonin jugor të Kalabrisë.
Anija ishte nisur nga Turqia disa ditë më parë me refugjatë nga Afganistani, Irani dhe disa vende të tjera dhe u fundos të dielën — për shkak të kushteve atmosferike — pranë Steccato di Cutros.
Deri të dielën pasdite, numri i të vdekurve ishte 59, por pritet të rritet, u tha gazetarëve ministrja e Brendshme, Wanda Ferro.
Tetëdhjetë e një persona mbijetuan, me 20 të shtruar në spital, tha Manuela Curra për agjencinë e lajmeve Reuters.
Një i mbijetuar u arrestua me akuzën e trafikimit të emigrantëve, tha policia doganore e Guardia di Finanza.
Kryetari i bashkisë Cutro, Antonio Ceraso, tha se gra dhe fëmijë ishin në mesin e të vdekurve. Numri i saktë i viktimave të fëmijëve nuk dihet ende./UBTNews/