UBT News

​Rreth 400 ushtarë gjermanë mund t’i bashkohen KFOR-it

Delegacioni i Gjermanisë në Aleancën Veri-Atlantike, ka njoftuar se deri në 400 ushtarë gjermanë mund t’i bashkohen misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Në një postim në rrjetin social “X”, thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën Kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar qe nga qershori 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë mund të vendosen në KFOR”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të Gjermanisë, pa dhënë më shumë detaje.

KFOR aktualisht ka rreth 4 mijë e 500 trupa në Kosovë.

Exit mobile version