UBT News

Rreth 40 vjet më parë, India kishte helikopterë në formë të elefantit

Disa pretendojnë se legjenda e “helikopterëve elefantë vallëzues” të Indisë filloi në 1977 kur i pari i këtij lloji doli në ajër, transmeton UBT News.

Të tjerë thonë se filloi më herët. Por megjithatë, ky lloj helikopterësh i krijuar për të shfaqur fuqinë ushtarake, industriale dhe diversitetin kulturor të vendit, ka hyrë në folklorin popullor.

Disa nga ata që e mbajnë mend herën e parë kur helikopteri i këtij lloji u ngrit në qiell, thonë se këto fotografi janë gjatë paradës vjetore të Ditës së Republikës, e cila ishte mbajtur në Nju Delhi në vitet 1970.

Sipas disa tregimeve, njësia ishte akoma e pajisur me Alouette IIIs origjinale Franceze, që nënkupton se fotografitë janë shkrepur kah fundi i viteve 1960.

I gjithë trupi i helikopterit ishte i mbuluar me tekstile të dekoruara, kështu duke mahnitur turmën qëishte mbledhur për të festuar.

Elefanti është një nga kafshët kombëtare të Indisë dhe një simbol i fuqishëm i fuqisë së saj, kjo është edhe arsyeja pse ishte përdorur në këtë rast./UBTNews/

Exit mobile version