UBT News

Rreth 300 mijë të zhvendosur si pasojë e tërmetit në Siri

Mbi 298 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Siri si rezultat i një tërmeti vdekjeprurës, raportojnë mediat shtetërore.

Ministri i Administratës dhe Mjedisit, Hussein Makhlouf tha se numri i të vdekurve nga tërmeti deri më tani ka shkuar në 1 mijë e 262, kurse numri i të plagosurve në 2 mijë e 258.

“Vendi ynë nuk është i aftë për t’u përballur me fatkeqësi të tilla, veçanërisht me daljen tonë nga lufta që shkaktoi humbjen e 50 mijë makinerive dhe pajisjeve inxhinierike që kishim nevojë dëshpërimisht për t’i përdorur në këtë fatkeqësi, përveç sanksioneve ekonomike”, Makhlouf tha të mërkurën gjatë një konference për media në Damask.

Makhlouf njoftoi se qeveria ka hapur 180 strehimore për të zhvendosurit./UBTNews/

Exit mobile version