Dhjetëra mijëra njerëz në Kaliforninë veriore janë urdhëruar të evakuohen pasi zjarret po rriten në të gjithë shtetin mes valës së të nxehtit.
Rreth 28 mijë njerëzve iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi shpërtheu zjarri në Thompson këtë javë, sipas raporteve që citojnë Departamentin e Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (CalFire).
Moti i rrezikshëm i nxehtë, i thatë dhe me erë pritet të vazhdojë. Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon se temperaturat mund të arrijnë në 47C në disa zona në fillim të javës së ardhshme.
Qyteti i Oroville, afër vendit ku filloi Zjarri Thompson, anuloi festën e fishekzjarreve të 4 korrikut dhe zyrtarët paralajmëruan banorët që të mos përdorin fishekzjarre për të shmangur rrezikun e ndezjes së flakëve.
Sezoni i zjarreve filloi kohët e fundit në Kaliforni dhe zakonisht zgjat deri në tetor. Përmasat dhe intensiteti i zjarreve në shtet janë rritur vitet e fundit./UBTNews/