Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun të premten është rritur në të paktën 2,497 persona, që nga ora 10 e mëngjesit me orën lokale të së hënës, thanë media shtetërore.
2476 persona të tjerë janë lënduar.
Fatkeqësia vrau 1,452 njerëz në rajonin Al Houz, 764 në Taroudant, 202 në Chichaoua, 41 në Ouarzazate, 18 në Marrakech, 11 në Azilal, pesë në Agadir, tre në provincën Casablanca dhe një person në provincën Youssoufia./UBTNews/