Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2182 tiketa trafiku.
Gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar 71 aksidente trafiku, prej të cilave 22 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 49 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, 30 persona janë arrestuar, ndërsa 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, dy persona janë futur në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast ndalimi policor.
Policia ka theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut, si dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të parandaluar incidentet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë publike.