Daniel Hagari, zëdhënësi i lartë i ushtrisë izraelite, tha se ushtria njoftoi familjet e 199 personave që u morën peng nga Hamasi në Rripin e Gazës.
“Ne po bëjmë përpjekje të kuptojmë se ku po mbahen pengjet në Gaza, dhe e kemi këtë informacion”, deklaroi Hagari.
“Ne nuk do të kryejmë një sulm që do të rrezikonte popullin tonë”, tha ai./UBTNews/