191 fëmijë janë vrarë dhe 349 të tjerë janë lënduar në Ukrainë qysh prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, njoftuan prokurorët ukrainas në një njoftim për shtyp të mërkurën.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se disa fëmijë kanë vdekur ditët e fundit për shkak të bombardimeve në verilindje dhe jug të Ukrainës.
Trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar janë gjetur në fshatin Borodianka, në veriperëndim të Kievit dhe në Korolivka, në Ukrainën perëndimore.
Në mesin e viktimave nga bombardimet në qytetin verilindor të Kharkiv ka edhe fëmijë, thuhet në deklaratë./UBTNews/