UBT News

Rreth 200 aktivistë mjedisorë u vranë në vitin 2023

196 aktivistë mjedisorë dhe mbrojtës të tokës nga e gjithë bota u vranë në vitin 2023, njoftoi të martën vëzhguesi Global Witness. Kolumbia renditet vendi më vdekjeprurës për aktivistët mjedisorë. 

Amerika Latine konsiderohet rajoni më i rrezikshëm në botë për aktivistët mjedisorë, me diku 85% të vrasjeve që kryhen atje. Kolumbia regjistroi 79 vrasje të tilla në vitin 2023. Brazili, Hondurasi dhe Meksika renditen pas saj.

Në raport gjithashtu bëhet e ditur se në rrezik janë edhe ambientalistët nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, Evropa dhe SHBA. Në këto vende legjislacioni është më i ashpër për ambientalistët, ndaj të cilëve ka edhe dënime./UBTNews/

 

Exit mobile version