Roja Kufitare Polake tha se 2 milionë e 461 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin ukrainas për në Poloni.
Mbi 4.1 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina qysh prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara.
Shumica e këtyre refugjatëve kanë ikur në Poloni, të tjerët kanë kaluar gjithashtu në vendet fqinje në Evropë, duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë.
Në fund të marsit, një zyrtar i lartë i administratës Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin deri në 100 mijë ukrainas dhe të tjerë që ikin nga agresioni rus./UBTNews/