Rreth 2.100 hektarë tokë janë djegur nga zjarri pyjor që filloi më 26 shkurt në Japoninë verilindore.
Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, zyrtarët në një deklaratë në lidhje me zjarrin në qytetin Ofunato të prefekturës Iwate, thanë se rreth 2.100 hektarë tokë janë djegur nga zjarri pyjor, duke theksuar se operacionet për shuarjen e zjarreve po vazhdojnë me mbi 2.000 zjarrfikës.
Autoritetet thanë se tymi po lëviz drejt zonave të banuara dhe më shumë se 80 ndërtesa janë dëmtuar.
Zyrtarët gjithashtu theksuan se rreth 1.200 banorë të qytetit janë evakuuar për shkak të zjarreve.
Guvernatori i Ofunatos, Fuchigami Kiyoshi, shprehu shqetësimin se flakët mund të përhapen edhe më tej.
Autoritetet raportuan se një trup i djegur është gjetur gjatë operacioneve në zonë më 27 shkurt.