UBT News

Rreth 180 mijë njerëz presin të evakuohen nga Mariupoli, thotë kryebashkiaku

Deri në 180 mijë njerëz janë duke pritur për t’u evakuuar nga brenda dhe rreth qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit, tha të mërkurën kryebashkiaku Vadym Boychenko.

Kjo vjen pasi asnjë korridor evakuimi nuk po funksiononte të mërkurën për shkak të forcave ruse që bllokuan autobusët e evakuimit, njoftoi më herët zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Gjithsej 150 mijë njerëz janë evakuuar nga Mariupoli deri më tani, shtoi Boychenko, duke folur gjatë një konference për media në internet.

Qyteti strategjik portual është një nga objektivat kryesore të Rusisë dhe është shkatërruar nga granatimet e vazhdueshme gjatë gjithë luftës./UBTNews/

Exit mobile version