Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të hyrat tatimore edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%.
Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor siç ka bërë të ditur ATK, është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës e-deklarimit.