Organizata gjermane e shpëtimit Sea-Watch, tha të premten se kishte shpëtuar afro 150 emigrantë nga Deti Mesdhe.
Ekuipazhi i anijes Sea-Watch 3 solli 99 persona në bord nga një varkë fryrëse dhe 49 nga një varkë druri, shkroi organizata në Twitter.
Pas dy shpëtimeve të mëparshme, më shumë se 220 persona janë tani në anijen e shpëtimit, tha grupi.
Ekuipazhet civile marrin rregullisht njerëz nga anijet e pasigurta në Mesdhe, të cilët përpiqen të udhëtojnë nga brigjet e Afrikës Veriore, për të arritur në Evropë.
Sipas Kombeve të Bashkuara, pothuajse 680 emigrantë janë të vdekur ose të zhdukur në Mesdheun qendror deri më tani këtë vit. /UBTNews/