Në Gaza rreth 15 mijë fëmijë janë vrarë që nga 7 tetori. Shumica prej tyre ishin studentë ose ishin në çerdhe, njoftoi Ministria e Arsimit.
“Izraeli ka shkatërruar shkollat dhe çerdhet dhe ka vënë në shënjestër civilët, veçanërisht fëmijët, të cilët janë zhvendosur me forcë, janë ndaluar ose të cilëve u është privuar qasja në ushqim dhe mjekësi”, njoftoi ministria.
Që nga fillimi i luftës në Gaza, 620 mijë studentëve u është ndaluar të shkojnë në shkollë, derisa 88 mijë të tjerëve u është mohuar e drejta e arsimimit në universitet./UBTNews/