UBT News

Rreth 130 mijë persona qëndruan nëpër hotelet kosovare vetëm këtë tremujor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2021.

Gjatë këtij tremujori (TM3 2021) pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 128 506, prej tyre 37.13% ishin vendorë dhe 62.87% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 224 394, prej tyre 34.14% nga vendorët dhe 65.86% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 52 233 vizitorë dhe 92 990 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017–2020.

Exit mobile version