Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë vetëm sot janë vaksinuar 600 persona, kurse në nivel vendi janë dhënë mbi 3 mijë e 300 doza kundër COVID-19. Në total që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë mbi 129 mijë doza të vaksinës në Kosovë.
Niman Bardhi, koordinator i qendrës “1 Tetori” thotë se ka mjaftueshëm vaksina për qytetarët. Ai vazhdimisht po bën thirrje të respektohet ndarja e grupmoshave, ku përparësi kanë personat mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.
“Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë të vendosura 15 ekipe shëndetësore paradite dhe 15 pasdite. Në sallë nuk vërehet fluks i madh i qytetarëve”, deklaroi ai.
Sa i përket vaksinimit të kategorive tjera të popullsisë, Bardhi tha se kjo do të ndodhë sapo të marrin rekomandimin nga Komiteti për vaksinim të popullatës.
Aktualisht në Kosovë numri i rasteve akive është 186./UBTNews
(Drini Ismajli, Shkenca Politike në UBT)