UBT News

Rreth 100 mijë fëmijë preken nga tërmeti në Marok

Rreth 100 mijë fëmijë janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun të premten e kaluar, njoftoi UNICEF-i (agjencia e OKB-së për fëmijë).

“Ndërsa UNICEF-i nuk e di ende numrin e saktë të fëmijëve të vrarë dhe të plagosur, vlerësimet e fundit nga viti 2022 tregojnë se fëmijët përfaqësojnë pothuajse një të tretën e popullsisë në Marok”, njoftoi agjencia përmes një deklarate.

OKB-ja njofton se mbi 300 mijë njerëz janë prekur nga tërmeti me magnitudë 6.8 në Marrakesh dhe në malet e Atlasit të Lartë./UBTNews/

Exit mobile version