Policia e Kosovës ka njoftuar se 1 mijë e 800 persona kanë marrë pjesë në protestën e mbajtur sot në shesh të Mitrovicës.
Policia tha se siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, protesta ka qenë e paralajmëruar nga organizatori, e që në këtë rast ka qenë shoqata e pensionistëve si dhe parimisht ishte marrë pëlqimi nga autoritetet komunale për shfrytëzimin e hapësirës publike.
“Policia e Kosovës çdo herë ka njohur dhe njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1 mijë e 800 persona, përfshirë ata të cilët nga rajone të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobus e vetura, ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar e qetë pa ndonjë incident”, njofton policia./UBTNews/