Së paku 1 mijë e 498 persona kanë vdekur dhe 8 mijë e 533 janë plagosur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, njoftoi Yunus Sezer, kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Rreth 15 mijë persona nga ekipi i kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën, por për shkak të motit të keq, ata po përdorin helikopterë dhe aeroplanë për të arritur në vendet e prekura si pasojë e tërmetit.
Të paktën 2 mijë e 834 ndërtesa janë dëmtuar dhe autoritetet do të evakuojnë banorët./UBTNews/