Në rrugën Pejë-Kuqishtë-Bogë mbrëmë ka pasur rrëshqitje të dheut rreth orës 20:00.
Ministria e Infrastrukturës njofton se ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga.
“Duhet cekur se nga pjesa mbi 20 kilometra e tutje ka reshje të mëdha të borës. Rruga në fjalë është pastruar pa ndërprerë, duke u bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit të Pejës, kishte reshje të borës e përzier me shi, por të gjitha rrugët janë kalueshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës./UBTNews