Punonjësit e shpëtimit në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje pas një prej stuhive më të mëdha në dekadat e fundit që goditi vendin.
Tajfuni Nanmadol la të vdekur të paktën katër persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan si pasojë e tajfunit që goditi ishullin jugor të Kyushu mëngjesin e së dielës. Edhe të martën, 140 mijë shtëpi nuk kishin energji elektrike.
Stuhia tani është reduktuar në një ciklon, pasi ka lëvizur në pjesën më të madhe të vendit dhe është nisur drejt detit.
Transmetuesi shtetëror NHK tha se një burrë vdiq pasi po lëvizste me makinë dhe një tjetër vdiq si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Dy persona të tjerë u gjetën “pa shenja vitale”, një term që përdoret shpesh për t’iu referuar një vdekjeje para se të vërtetohet nga një mjek. Të paktën 114 persona janë lënduar, 14 prej tyre në gjendje të rëndë./UBTNews/